Erald Çinari vijon të lërë gjurmë në Ligën e Parë Arabe, duke u shndërruar në protagonist absolut në ndeshjen e javës së 16-të mes Al Arabi dhe Al Jabalain. Sulmuesi shkodran ishte vendimtar në suksesin jashtë fushe të skuadrës së tij, që u mbyll me fitoren 0-2.
Çinari zhbllokoi shifrat në minutën e 56-të, duke i hapur rrugën trepikëshit të Al Jabalain. Goli i tij i dha qetësi dhe besim ekipit, i cili administroi me kujdes avantazhin deri në fund. Fitorja u vulos përfundimisht nga Al Shammari, autor i golit të dytë që mbylli llogaritë e takimit.
Pas këtij suksesi të rëndësishëm, Al Jabalain ngjitet në kuotën e 27 pikëve, duke u pozicionuar aktualisht në vendin e 6-të të renditjes, një pozicion që garanton pjesëmarrjen në “Play Off” për ngjitjen në Superligën e Arabisë Saudite në fund të sezonit.
Për mëngjërashin, ky ishte goli i katërt sezonal, ndërsa në total me fanellën e Al Jabalain numëron edhe dy asistime, duke konfirmuar rolin e tij kyç në repartin ofensiv dhe formën e mirë që po kalon në këtë edicion.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”


