Interi ka shkruar një rekord negativ në historinë europiane, duke humbur tri ndeshje radhazi në një edicion të vetëm të Champions League për herë të parë ndonjëherë. Zikaltrit u mposhtën fillimisht 2 me 1 nga Atletiko Madrid, në një përballje të vështirë që nxori në pah problemet e tyre mbrojtëse.
Më pas erdhi humbja 0-1 ndaj Liverpul, ku Inter nuk arriti të përballojë intensitetin dhe ritmin e lartë të anglezëve. Seria negative u kompletua me disfatën 1 me 3 kundër Arsenal, duke thelluar krizën e rezultateve në arenën europiane.
Këto 3 humbje radhazi kanë vënë në dyshim serioz objektivat e Interit për këtë sezon në Champions League. Skuadra italiane tashmë ndodhet nën presion të madh për të reaguar në ndeshjen e mbetur ndaj Borusia Dortmund. Çdo hap fals i radhës mund t’u kushtojë shtrenjtë zikaltërve në garën për kualifikim.


