Wednesday, January 21, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEkipi i Universitetit 'Luigj Gurakuqi' nuk ia del në finale. Renditet në...

Ekipi i Universitetit ‘Luigj Gurakuqi’ nuk ia del në finale. Renditet në vendin e dytë në kampionatin e universitarëve

Ekipi i volejbollit të meshkujve të Universitetit “‘”Luigj Gurakuqi” është renditur në vendin e dytë në Kampionatin Universitar të zhvilluar ditët e fundit në Tiranë ku morën pjesë ekipet e 30 Universiteteve të vendit.

Studentët shkodranë i shkuan shumë pranë fitores, por nuk ia dolën për pak. Në gjysmëfinalen ato fituan ndaj Mjekësisë dhe si rrjedhojë fituan të drejtën për të luajtur në finale përballë ekipit të Universitetit të Sporteve të Tiranës.

Finalja ka nisur mirë për shkodranët e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja dhe si rrjedhojë e fituan setin e parë duke krijuar bindjen se do ta fitonin edhe të dytin, por nuk do të ndodhte kështu. Disa gabime të vogla të bëra prej tyre sollën edhe humbjen e setit të dytë dhe më pas edhe të tretit me një diferencë të vogël pikësh, por që mjaftuar për ta humbur ndeshjen.

Si rrjedhojë, ekipi i volejbollit të meshkujve i Universitetit “Luigj Gurakuqi” u rendit në vendin e dytë, megjithatë edhe ky është një sukses sepse tregon për punën e palodhur, por edhe talentin që zotërojnë pjestarët e këtij ekipi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments