Friday, January 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIgli Tare po arrin që të bindë Maignan, javën tjetër vjen rinovimi...

Igli Tare po arrin që të bindë Maignan, javën tjetër vjen rinovimi zyrtar

Marrëdhënia mes Mike Maignan dhe Milanit është rikthyer në qetësi dhe palët duken të vendosura të vazhdojnë bashkëpunimin edhe në të ardhmen.

Sipas asaj që shkruan “La Gazzetta dello Sport”, mungon vetëm firma në kontratën e re, ndërsa dialogu mes klubit, lojtarit dhe agjentëve është i vazhdueshëm dhe konstruktiv. Kanë mbetur për t’u zgjidhur disa detaje, por optimizmi për arritjen e marrëveshjes është real.

Një nga pengesat kryesore, komisionet për agjentët, tashmë nuk konsiderohet më problem serioz. Pas transfertës në Romë pritet një takim vendimtar, që mund të sjellë “dritën jeshile”. Në tavolinë është një ofertë prej 5 milionë euro neto në sezon plus bonuse, kontratë deri në vitin 2031 dhe pa klauzolë largimi.

Situata është krejt ndryshe nga fillimi i sezonit, kur Maignan ishte pranë Chelsea-t. Falë punës së drejtuesve dhe stafit teknik, raporti u rikthye në harmoni dhe sot portieri dëshiron të qëndrojë te Milani.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments