Tuesday, January 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLErion Braçe ngre zërin në parlament: Futbolli në Shqipëri po jep shpirt....

Erion Braçe ngre zërin në parlament: Futbolli në Shqipëri po jep shpirt. Mos ta mbështesim sportin sipas interesave të një ministri!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe ka folur me tone kritike në Kuvend sa i takon financimit të sporteve në vend. Ai tha se politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës, apo sipas afeksionit që cilido ka për një sport të caktuar, duke ironizuar ministrin e Financave, Petrit Malaj.

Në fjalën e tij, Braçe tha se futbolli në Shqipëri është duke thënë shpirt, ndaj duhet të investohet në këtë sport dhe jo tek padeli apo ping pongu. Sipas tij, Superliga shqiptare po mbahet nga disa presidente klubesh me paratë e tyre.

“Politikat buxhetore sektoriale nuk bëhen sipas dëshirës, apo sipas afeksionit që cilido ka për një sport të caktuar. Blendi për padelin, Taulant për boksin, unë për ping pongun e kështu me radhë. Jo nuk bëhet kështu. Këto para që janë këtu në këtë akt normativ nuk janë para për të mbështetur sportin e padelit. Blendi do vazhdojë ta bëjë sportin e padelit me lekët e veta. Këto para janë për kuota, pjesëmarrje në këto aktivitete. 2.2 mln euro për pjesëmarrje në aktivitete janë shumë para. Ashtu si pjesa tjetër, që ne kemi disa vite që e cojmë tek komiteti olimpik duhet të prodhojë produkt.

Nëse do flasim për sporte moderne, më lejoni tju them se futbolli është një nga sportet që po jep shpirt në këtë vend. Superliga në këtë vend po mbahet nga disa presidente me lekët e tyre dhe një pjesë e këtij aktiviteti po mbahet  edhe me para pa destinacion. Pra nëse do mbështesim hajde të mbështesim këtë sport masiv në Shqipëri, jo sportin sipas dëshirës së një ministri, që më lejoni të them që as unë as ai nuk e tregojmë dot sa sportiv jemi, por jo te padeli, as tek ping pongu”, tha socialisti Braçe.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments