Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShqipëria nuk ka 'vend' në planet e tij, Brajan Gruda: Gjermania? Është...

Shqipëria nuk ka ‘vend’ në planet e tij, Brajan Gruda: Gjermania? Është një ëndërr, por po pres akoma…

Brajan Gruda po jep maksimumin te Brajton, ndërsa ëndrra e tij mbetet që të jetë pjesë e Gjermanisë në Botëror. 21-vjeçari me origjinë shqiptare konfirmoi se nuk ka pasur kontakte deri tani me trajnerin Julian Nagelsman.

“Deri tani nuk kemi pasur asnjë kontakt. Performanca duhet të jetë në nivelin e duhur dhe unë përpiqem të jap 100%. Sigurisht që është një ëndërr.

Do të gënjeja po të thosha se nuk është një ëndërr. Kush nuk dëshiron të luajë në Kupën e Botës? Prandaj po jap maksimumin dhe po shoh se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Gruda për “Sky Sport”.

Shqipëria mbetet po ashtu opsion për sulmuesin e krahut të djathtë. 21-vjeçari qëndron në pritje të Gjermanisë ku ka luajtur deri me ekipin U-21.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments