Wednesday, January 28, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMERKATO/ Mesfushori shkodran shumë pranë firmës me skuadrën e Seria C në...

MERKATO/ Mesfushori shkodran shumë pranë firmës me skuadrën e Seria C në Itali

Ish-mesfushori i Shqipërisë U21, Erdis Kraja pritet me shumë gjasa të vazhdojë karrierën në Serinë C italiane, ku është pranë një transferimi te skuadra e Pinetos. Sipas raportimeve të fundit nga mediat italiane, palët kanë arritur një marrëveshje paraprake, ndërsa mbeten për t’u finalizuar vetëm detajet e fundit.

Mesfushori 26-vjeçar me origjinë nga Shkodra nuk ka gjetur hapësirat e duhura këtë sezon te Peskara, duke u aktivizuar për pak më shumë se 30 minuta në total dhe duke regjistruar vetëm një paraqitje në Serinë B. Kjo situatë ka ndikuar në vendimin e lojtarit për të kërkuar një ambient ku mund të ketë më shumë minuta dhe rol më të rëndësishëm në skuadër.

Sezonin e kaluar, Kraja ishte një nga elementët kyç në suksesin e Peskaras për ngjitjen në Serinë B. Ai u aktivizua tetë herë gjatë sezonit të rregullt dhe shtatë herë në ndeshjet “playoff” që nga muaji janar e në vijim, duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në objektivin e arritur nga skuadra. Nga ana tjetër, Pineto po zhvillon një sezon pozitiv, teksa aktualisht renditet në vendin e katërt në Serinë C dhe është në garë të fortë për një biletë drejt Serisë B.

Afrimi i Krajës shihet si një përforcim me vlerë për mesfushën. Kraja numëron edhe pesë paraqitje me Kombëtaren shqiptare U21, pa mundur të bindë asnjëherë për të qenë pjesë e Kombëtares A edhe pse ka luajtur në Serinë B.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments