Oltijon Kërnaja ka folur para ndeshjes Partizani-Elbasani. Takim ky i rezervuar për t’u luajtur të shtunën prej orës 16:30 në stadiumin “Arena e Demave”.
Trajneri Kërnaja ka ndezur sfidën e javës së 22-të të Superiores. Deklarata e tij e bujshme erdhi në konferencë për shtyp.
“Nuk është tabu. Partizani është ekip i madh. Elbasani nuk hyn në rangun e ekipit të Partizanit. Me gjithë respektin dhe formën e momentit.
Nuk është tabu, është ndeshja e radhës. Hyjmë për 3 pikët, shpresoj dhe uroj që t’i fitojmë”, u shpreh Kërnaja ndër të tjera.


