Klubi i Beshiktashit ka bërë zyrtar transferimin e Kristjan Asllanit në radhët e tij me formulën e huazimit deri në fund të sezonit nga Interi me të drejtën e blerjes përfundimtare, siç bëri të ditur edhe në komunikatën zyrtare.
“Mirë se erdhe te Beshiktash Kristjan Asllani!
Një marrëveshje është arritur me Interin për transferimin e përkohshëm të futbollistit Kristjan Asllani deri në fund të sezonit 2025-2026.
Marrëveshja përfshin një opsion që klubi ynë ta blejë atë.
Ne i urojmë Kristjan Asllanit sukses me fanellën tonë të lavdishme dhe informojmë publikun për të”, shkruhej në njoftimin e klubit turk shoqëruar me fotot e momenti të firmës të futbollistit të Kombëtares shqiptare.


