Saturday, January 31, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLI I FEMRAVEVllaznia e femrave mundet 1-2 në gjysmëfinalen e parë ndaj Teutës në...

Vllaznia e femrave mundet 1-2 në gjysmëfinalen e parë ndaj Teutës në Durrës

Me fitoren 2-1 në favor të Teutës është mbyllur ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Shqipërisë, ndaj Vllaznisë, e luajtur mesditën e sotme në stadiumin “Niko Dovana” tě Durrësit.

Ka qenë braziliania Da Silva ajo që ka shënuar për vendaset në minutën e 24-të dhe pjesa e parë pavarësisht përpjekjeve të Vllaznisë është mbyllur me fitoren 1-0 në favor të Teutës.

Në pjesën e dytë ekipi shkodran i shtoi përpjekjet dhe pas disa tentativave arriti të barazonte gjashtë mijuta para fundit të ndeshjes me të Megi Doçit. Rastet nuk munguan deri në fund dhe pikërisht në shtesë ka qenë Teuta qě ka e cila ka shënuar golin e dytë në minutat shtesë me anë të Vishkullit.

Përfundimisht 2-1 për Teutën e cila gjatë merkstos ë janarit është përforcuar me 5 lojtare braziliane. Megjithatë sa i takon skuadrës finaliste, gjithçka do të vendoset në ndeshjen e kthimit që do të luhet javën e ardhshme në Shkodër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments