Sunday, February 1, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREFitorja e madhe ndaj Egnatias, Rafaeel: Jam shumë i lumtur për Xhixhën

Fitorja e madhe ndaj Egnatias, Rafaeel: Jam shumë i lumtur për Xhixhën

Tirana fitoi me rezultatin 0-1 ndaj Egnatias. Bardheblutë iu falën golit të Redon Xhixhës në pjesën e parë, ndërsa pas ndeshjes ishte Rafael që tha fjalën e tij nga lojtarët e Tiranës.

“E para shumë faleminderit, ndihem shumë i lumtur sepse në opinionin tim ne merituam të fitonim sot. Siç thashë herën e fundit kur isha këtu, nuk ka rëndësi kush shënon. E rëndësishme të ndihmojmë ekipin, që të fitojë ndeshjen. Jam shumë i lumtur për Xhixhën, është lojtar i mrekullueshëm. Ka punuar shumë qëkur ka ardhur, sot i erdhi rasti që të shënonte golin.

Në opinionin tim, gjëja më e rëndësishme që ka ndryshuar është mentaliteti. Tani ne futemi në ndeshje me besimin që mund të fitojmë dhe të bëjmë gjëra të mira. Ndodh sepse ne punojmë shumë gjatë javës. Kjo jep besim që të vijmë në ndeshje dhe të bëjmë gjëra të mira dhe të marrim 3 pikët si sot.

Tani kemi lojtarë të mrekullueshëm, tani mund të tregojmë vlerat tona në çdo ndeshje. Shpresoj të vazhdojmë kështu”, u shpreh Rafael për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments