Monday, February 2, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREBicaj: Pa Kallakun, Vllaznia humbet shumë shkëlqim

Bicaj: Pa Kallakun, Vllaznia humbet shumë shkëlqim

Sherif Kallaku është një nga lojtarët më në formë të Vllaznisë në këtë edicion, teksa po udhëheq shkodranët drejt ëndrrës së madhe të titullit kampion.

Ndërkohë i ftuar në studion e emisionit “Mega Sport”, trajneri Ditmar Bicaj, zbuloi një prapaskenë interesante në lidhje me mesfushorin, duke deklaruar:

Kallakun e njoh shumë mirë, përveç se e kam pasur në ekip, kam edhe shumë shoqëri personale me atë. Ka qenë shumë pranë transferimit në verë te Teuta, por është ndjerë i ofenduar nga drejtuesit e Teutës, sepse nuk mori ofertën që donte.

Dëshira ka qenë e Kallakut, pastaj u tregua Vllaznia më e shkathët ja ka plotësuar të gjitha kërkesat që e mori. Edi Martini ja dinte vlerat, e kishte në Durrës. Pa Kallakun, Vllaznia humbet shumë shkëlqim”, deklaroi Bicaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments