Wednesday, February 4, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREIsh- sulmuesi i kombëtares rikthehet në Itali dhe firmos me Cesena

Ish- sulmuesi i kombëtares rikthehet në Itali dhe firmos me Cesena

Sulmuesi shqiptar, Giacomo Vrioni, kthehet në Itali, ku është rritur si lojtar. Ai ishte pa skuadër dhe ka vendosur t’i bashkohet Cesena-s, duke firmosur një kontratë deri në fund të sezonit, me opsionin e zgjatjes edhe për një vit tjetër.

Vrioni ka qenë pjesë e ekipeve të moshave të Sampdorias, më pas ka kaluar në disa klube të tjera italiane, mes tyre edhe Juventusi. Tri vitet e fundit sulmuesi luajti në kampionatin amerikan me New England Revolution dhe me kanadezët e Montreal. Po ashtu, ka luajtu edhe në kampionatin austriak.

Futbollisti 27-vjeçar është grumbulluar edhe me Kombëtaren shqiptare, ku është aktivizuar në 6 ndeshje, ndërsa me Shqipërinë U-21 ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar 2 gola.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments