Wednesday, February 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREViti 2026, një mentalitet ndryshe tek Vllaznia

Viti 2026, një mentalitet ndryshe tek Vllaznia

Shkruar nga Endri ÇINARI

Në muajin e parë të vitit 2026, Vllaznia ka qenë absolutisht skuadra më e mirë e Shqipërisë në të gjitha nivelet e futbollit tonë. Me shkodranët që kanë vijuar vetëm me fitore që nga dueli i fundit i vitit 2025, ku triumfuan me rezultatin 3-2 ndaj Flamurtarit në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Që nga ai moment, në fjalorin e kuqebluve ka ekzistuar vetëm një fjalë dhe ajo është fitorja. Me ekipin e drejtuar nga Martini, ku duke llogaritur edhe fitoren me vlonjatë janë në një ritëm prej 6 fitoresh rradhazi.

Ku duke përfshirë edhe fitoren 1-0 në kupë ndaj Pogradecit dhe sukseset 1-0 ndaj Egnatias, 0-2 ndaj Dinamos, 1-0 kundër Partizanit dhe së fundmi 0-1 ndaj Teutës, kuqeblutë kanë gjetur një ritëm fantastik gjatë kësaj periudhe. Duke rikuperuar pikët e humbura në fazën e dytë të sezonit e tashmë madje edhe duke parakaluar rivalët e tyre në garën për kreun e po ashtu titullin kampion në fundin e edicionit.

Por, ajo që vihet re në këtë pjesë të dytë të sezonit në rradhët e 9 herë kampionëve të Shqipërisë është një qasje ndryshe në fushën e lojës. Kjo pasi shkodranët kanë pasur një përmirësim të dukshëm sidomos në repartin e mbrojtjes, duke gjetur ekuilibrin e duhur në repartin e prapavijës dhe atë ofensiv. Ku prej 5 ndeshjesh rradhazi skuadra nuk pëson gol, me një rekord prej 450 minutash për Pohls dhe mbrojtjen shkodrane. Që përveç spektaklit dhe lojës së bukur që kërkohet në Shkodër, ekipi po di të jetë edhe cinik.

Në këtë mënyrë duke shfrytëzuar çdo situatë të mundshme në maksimum e po ashtu duke rrezikuar shumë pak në portën e duhur. Ku duket se në rradhët e shkodranëve kanë reflektuar dhe kanë korigjuar gabime të së shkuarës dhe pjesës së parë të edicionit. Ku drejt titullit dhe objektivave serioze që kanë kuqeblutë shkohet jo vetëm me spektakël, por edhe “llogari” të cilat të dërgojnë drejt suksesit final në muajin maj, kur mbyllet edhe kampionati i Superiores.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments