Wednesday, February 4, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEHyrje falas për tifozët dhe super-premio, në Librazhd duan me çdo kusht...

Hyrje falas për tifozët dhe super-premio, në Librazhd duan me çdo kusht ‘kokën’ e Besëlidhjes

Ndeshja e kësaj jave në mes Sopotit dhe Besëlidhjes që do të luhet në stadiumin e Librazhdit, konsiderohet shumë e rëndësishme për të dy ekipet. Diferenca në mes tyre është tre pikë në favor të lezhjanëve që kësisoj duket se do të luajnë për dy rezultate në këtë përballje.

Nga ana tjetër, për librazhdasit ka vetëm një synim: Fitoren. Pikërisht për këtë arsye tek kjo skuadër po merren të gjitha masat për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. Nga ana tjetër edhe Bashkia e këtij qyteti duket se po i qëndron shumë pranë skuadrës së futbollit të drejtuar nga trajneri Rraman Hallaçi.

Gazeta mëson se Bashkia ka vendosur që hyrja e tifozëve në stadium për këtë ndeshje të jetë falas në mënyrë që numri i tifozëve të jetë sa më i madh në mbështetje të Sopotit për këtë ndeshje shumë të rëndësishme.

Po ashtu, institucioni i pushtetit lokal u ka premtuar një premio të majme futbollistëve dhe stafit teknik për fitoren ndaj Besëlidhjes, e cila do t’i çonte ata në vendin e parë të renditjes dhe do t’i afronte edhe më shumë me arritjen e objektivit, ngjitjen një kategori më lart.

Megjithatë edhe në Lezhë nuk kanë qëndruar pasiv sepse skuadra duket shumë e motivuar për këtë ndeshje. Tifozët lezhjanë pritet të jenë të shumtë në Librazhd dhe po ashtu edhe presidenca ka menduar një super-premio për një rezultat pozitiv. Kjo do të thotë se e gjithë vëmendja e fundjavës për këtë kategori do të jetë e përqendruar në Librazhd.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments