Myrto Uzuni mund të jetë surpriza e madhe në ditën e fundit të merkatos në Turqi. Trabzonspori po kërkon akordin me Austin për transferimin, pasi sulmuesi shqiptar e aprovoi një lëvizje të tillë.
Së fundmi janë zbuluar detaje për ofertën që po diskutohet. Bëhet fjalë 6.5 milionë euro dhe 1.5 milionë të tjera që do të përfitoheshin me bonuse nga Austin.
Po ashtu klubi amerikan do të ruante 15% të kartonit, në rast se Uzuni do të shitej diku tjetër në të ardhmen nga Trabzonspori. Merkato e dimrit në Turqi mbyllet sot në orën 23:59.
Konkretizimi i këtij transferimi do e bashkonte me Ernest Muçin. Kartoni i këtij të fundit pritet të blihet në verë, pasi zotërohet nga Beshiktashi.


