Trabzonspor ka fituar 3 – 0 ndaj Samsunspor, java e 21-të në Superligën turke. Sulmuesi i Shqipërisë Ernest Muçi shënoi në minutën e 90+1’, përmes penalltisë.
Ndërsa dhuroi asist te goli i parë me autor Onuachu. Sipas “Flashscore”, Muçi mori notën më të lartë të ndeshjes, 8.4, tregues se po përjeton formën më të mirë në karrierë.
Gjatë këtij sezoni me Trabzonspor, 24-vjeçari ka 12 gola dhe 2 asist në 21 ndeshje (Superliga turke dhe Kupë). Ruajtja e formës së jashtëzakonshme që po përjeton ish-sulmuesi i Tiranës, do të ishte bonues i madh për Kombëtaren.
Ndeshjet e “Play-Off” për Kupën e Botës po afrohen dhe goditjet “vrastare” të Muçit në portën mike mund të bëjnë “ëndrrën” realitet, pjesëmarrjen për herë të parë në një Botërorë. Nëse Shqipëria kalon Poloninë, do të përballet me fituesin e çiftit Ukrainë – Suedi.


