Sunday, February 8, 2026
FAQJA E PARE KATEGORIA E TRETE'Vllaznia 'B' fitore me dy shifra ndaj Kamza Sport. Vijon të mbajë...

‘Vllaznia ‘B’ fitore me dy shifra ndaj Kamza Sport. Vijon të mbajë vendin e parë në renditje

Pas asaj të javës së kaluar ndaj KF Shkodra me 7 gola, Vllaznia “B” ka arritur sot pasdite një fitore edhe më të thellë në ndeshjen e rradhës për kampionat, atë ndaj ekipit Kamza Sport të luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kuqeblutë e drejtuar nga Brikeno Bizi kanë triumfuar me shifrat e thella 10-0 në këtë përballje.

Kjo ndeshje nuk ka patur shumë histori sepse që në pjesën e parë ekipi shkodran ka arritur të shënojë plot 7 gola dhe atyre u shtoi edhe 3 të tjerë në të dytën duke kompletuar këtë fitore me dy shifra.

Dy prej futbollistëve të Vllaznia “B” kanë shënuar nga tre gola në këtë përballje dhe pikërisht sulmuesi Klajti Halili dhe Kamel, ndërsa Uheid Hoxha ka shënuar një dygolësh. Kurse Jonis Volumi dhe Enes Papaj kanë shënuar nga një gol në këtë 90 minutësh pa shumë histori.

Me fitoren e sotme, ekipi kuqeblu është ngjitur në kuotën e 22 pikëve dhe vijon të mbajë vendin e parë në renditje, ndërsa ndiqet nga Dinamo “B” me dy pikë më pak.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments