Monday, February 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESORERoberto Carlos i bën thirrje Ronaldos: Nuk duhet të ndalesh, as me...

Roberto Carlos i bën thirrje Ronaldos: Nuk duhet të ndalesh, as me një këmbë!

Legjenda braziliane e futbollit, Roberto Carlos, ka bërë një apel të fortë dhe emocional për Cristiano Ronaldon, duke e ftuar ‘yllin’ portugez që të vazhdojë karrierën sa më gjatë të jetë e mundur. Ish-mbrojtësi i Real Madridit ka theksuar ndikimin e jashtëzakonshëm që Ronaldo ka pasur dhe vazhdon të ketë në futboll, jo vetëm në nivel klubesh dhe kombëtaresh, por edhe te brezat e rinj.

“Cristiano nuk mund të ndalet kurrë. Nëse ndonjëherë vendos të ndalojë, do ta telefonoj dhe do t’i them të mos e bëjë”, është shprehur Roberto Carlos. “Ai përfaqëson shumë gjëra për klubet, për kombëtaren, për fëmijët dhe për lojtarët e rinj”.

Braziliani ka shkuar edhe më tej me fjalët e tij, duke nënvizuar forcën shpirtërore dhe energjinë që Ronaldo transmeton: “Ai nuk duhet të ndalojë së luajturi futboll, edhe sikur të jetë vetëm me një këmbë apo duke u zvarritur. Jep një energji dhe motivim të jashtëzakonshëm për çdo djalë që dëshiron të nisë këtë sport”.

Roberto Carlos është i bindur se Ronaldo mund të arrijë edhe një rekord historik, shifrën e 1.000 golave në karrierë. “I vetmi që e ka bërë këtë është Pelé, por Cristiano mund t’i bashkohet. Jam absolutisht i sigurt. Ai nuk dëmtohet, vazhdon të luajë mirë dhe është një shembull i vërtetë”.

Duke parë drejt Botërorit 2026, Carlos ka imagjinuar edhe një finale historike mes Brazilit dhe Portugalisë: “Do të ishte diçka e bukur. Nuk ka ndodhur kurrë, por gjithmonë ka një herë të parë. Portugalia mund të mposhtë këdo dhe është gjithmonë mes favoritëve”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments