Monday, February 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia e femrave godet në merkato, merr dy lojtare amerikane

Vllaznia e femrave godet në merkato, merr dy lojtare amerikane

Situata e vështirë që po kalonte ekipi i volejbollit të femrave të Vllaznisë në fundin e vitit të kaluar. Kjo sepse drejtuesit e tij janë “zgjuar” në fillimin e këtij viti dhe si rrjedhojë kanë bërë lëvizjet e para për ta forcuar atë.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson se skuadra e drejtuar nga trajneri Dorian Tafa ditët e fundit ka shtuar në organikën e saj edhe dy lojtare të huaja. Bëhet fjalë për dy volejbolliste amerikane të cilat tashmë kanë mbërritur në Shkodër dhe madje luajtën në ndeshjen e fundit ndaj Korabit në fundjavë.

Lojtaret e sapoardhura janë Madilyn Batiste dhe Jada Stackhouse të cilat luajnë në pozicionin katër dhe atë të diagonalistes. Padyshim që këto përforcime kanë ndikuar për mirë sepse tashmë Vllaznia është më e kompletuar. Gazeta gjithashtu mëson se në ditët e ardhshme pritet që me skuadrën të bashkohet edhe një lojtare braziliane.

Këto përforcime po bëhen me synimin e vetëm që skuadra jo vetëm të sigurojë fazën play-off, por të tentojë më pas edhe futjen në katërshen e ekipeve më të mira të kampioatit. Se sa do ia dalë, kjo mbetet për t’u parë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments