Tuesday, February 10, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREReagon presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi pas deklaratës së Artan Hoxhës

Reagon presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi pas deklaratës së Artan Hoxhës

Nga Maringlen ZHIVANI

Presidenti i KF Vllaznia, Alban Xhaferi, ka reaguar në mënyrë indirekte ndaj deklaratës së gazetarit Artan Hoxha, i cili në emisionin “Skaner” në MCN u shpreh se “ai njeri është askushi”, duke iu referuar kreut të klubit shkodran.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Xhaferi ka zgjedhur të përgjigjet me një citim të ish-kryeministrit britanik Winston Churchill: “Nuk do ta arrish kurrë destinacionin tënd nëse ndalon dhe hedh gurë ndaj çdo qeni që leh.”

Një mesazh i lexuar gjerësisht si reagim ndaj kritikave dhe fyerjeve, pa hyrë në polemikë direkte. Reagimi i presidentit të Vllaznisë vjen në një moment kur klubi shkodran është në formën e tij më të mirë dhe renditet në vendin e parë, teksa ekipi kuqeblu është absolutisht pretendenti kryesor për fitimin e titullit kampion.

Xhaferi nuk ka bërë asnjë koment tjetër të drejtpërdrejtë lidhur me deklaratën e Hoxhës, por mesazhi i publikuar flet vetë…

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments