Thursday, February 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAncelotti pranon gabimin e madh në karrierë: Refuzova të merrnim Roberto Baggio-n

Ancelotti pranon gabimin e madh në karrierë: Refuzova të merrnim Roberto Baggio-n

Carlo Ancelotti ka bërë një rrëfim të sinqertë për një nga gabimet më të mëdha të karrierës së tij si trajner. Tekniku italian, i cili po përgatitet për Kupën e tij të parë të Botës si përzgjedhës i Brazilit me synimin për ta rikthyer ‘Seleçaon’ te titulli që mungon që nga viti 2002, ka folur për këtë episod në podkastin ‘The Rest is Football’.

Gjatë bisedës, Ancelotti ka treguar se si ka evoluar me kalimin e viteve nga ana taktike. Ai ka shpjeguar se në fillimet e tij si trajner nuk kishte përvojën e nevojshme për të eksperimentuar me sisteme të ndryshme loje. Në kohën kur drejtonte Parmën, ai përdorte skemën 4-4-2 dhe me atë modul arriti rezultate të mira.

Megjithatë, në atë periudhë iu paraqit mundësia për të transferuar Roberto Baggio-n, një nga futbollistët më të mirë në Itali në atë kohë. Sipas Ancelottit, Baggio kërkonte të luante si numër 10, por trajneri nuk ndihej i sigurt se si ta përshtaste në skuadër. Për këtë arsye vendosi të mos e afronte, një zgjedhje që sot e konsideron gabim. “Ishte një gabim, sepse ai ishte një lojtar fantastik”, ka pranuar italiani.

Përvoja e mëvonshme te Juventusi, ku punoi me Zinedine Zidane, ndryshoi mënyrën e tij të të menduarit. Ancelotti kuptoi se sistemi i lojës nuk është elementi më i rëndësishëm, por aftësia për t’u përshtatur me cilësitë e futbollistëve. Kjo filozofi u reflektua më pas edhe te Milani, ku ai ndërtoi skuadra fituese duke i përshtatur skemat sipas ‘yjeve’ që kishte në dispozicion.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments