Vora dhe Egnatia kanë barazuar në ndeshjen e vlefshme për javën e 24-t të “Abissnet Superiore”. Sfida e zhvilluar në stadiumin e Vorës, përfundoi me shifrat 1-1.
Golin për rrogozhinasit e shënoi Fernando me penallti në minutën e 17-të të sfidës. Ndërkohë që për Vorën barazoi Kasalla, i cili gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 86-të.
Kështu, vorakët shkojnë në kuotën e 26 pikëve dhe mbeten në vendin e 7-të. Në krahun tjetër, Egnatia me 43 pikë ngjitet në vendin e dytë. Ky barazim i sotëm i rrogozhinasve është një “asist” për shkodranët që në rast fitoreje nesër ndaj Elbasanit mund të shkëputen jo pak nga dy ndjekëset e saj më të afërta.
Vora 1 – 1 Egnatia
(Kasalla 86′ / Fernando 17′)


