Saturday, February 14, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETetova pakënaqësi për lojtarët e Egnatias: Unë di të stërvis, për të...

Tetova pakënaqësi për lojtarët e Egnatias: Unë di të stërvis, për të shtyrë topin është sulmi

Edlir Tetova foli pas ndeshjes, që Egnatia mbylli në barazim 1 me 1 ndaj Vorës. Nga kjo transfertë, kampionët nuk dolën me më shumë se 1 pikë.

“Si shkoi loja, më vjen keq për rezultatin. Të jesh 1 me 0 gjithë kohës dhe merr një gol nga goditja standarde, linja e dytë. Gjithë javës kemi bërë analizë për këtë, është për të ardhur keq. Është për të ardhur keq edhe për rastet, kishim shumë raste para porte, por lojtarët të jenë të ndërgjegjshëm për t’i pasuar topin shokut dhe për të mbyllur ndeshjen. Lojtarët që u futën, jam i kënaqur. Por ata në fund të ndeshjes, do ngelet për të analizuar me atë. Nuk ishte kohë e shkurtër, është kur mbaron koha kur nuk ke mundësi. 1 minutë, 90 minuta, 5 minuta, duhet të jenë të gatshëm.

Vora vjen nga rezultate negative dhe luan kundër nesh. Jemi ekipi kampion. Kështu e kishim përgatitur ndeshjen, prandaj ishin lëvizjet e tilla. Interpretimi vjen nga ajo që kemi ngulur këmbë. Jemi në punë, nëse nuk e di se çfarë bën lojtari tjetër, ne nuk bëjmë përpara me një lëvizje. Ishte e diktuar që do të zbrisnim, jo aq poshtë. Por në momentin që do lëviznin topin dy qendërmbrojtësit dhe numri 6 i tyre, atëherë duhet të sulmonim. Ishim përgatitur për tranzicionin, rastet ishin, por duhej shërbyer shoku dhe do merrte rrjedhë tjetër loja.

Një lojë me shumë mesfushorë, diçka që unë e kam përdorur vjet, krijon superioritet numerik mes linjave. Mendoj që humbja e shpejtë e topit në ato zona, na bëri që të ishim të paqartë për të krijuar më shumë raste në pjesën e parë. Manovra ka shumë, sigurisht që ne kishim zgjedhur këtë sot. Përderisa ishim përpara porte, dolëm. Nuk është pak që të krijosh 2-3 raste. Mund të ketë momente dhe lojtarët që mund ta zgjidhin ndryshe, por lojtarët ishin të pranishëm aty.

Çfarë po ndodh këtë fillim viti? Nëse po flas në rolin e analistit, ne i kemi dominuar ndeshjet. Unë di të stërvis për të luajtur futboll. Për të shtyrë topin në rrjetë janë ata të sulmit”, u shpreh Tetova pas ndeshjes për “RTSH”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments