Sot është luajtur një tjetër ndeshje e javës së 24-të të “Abissnet Superiore”. Në “Niko Dovana, Teuta fitoi 2-1 ndaj Bylis, duke rigjetur fitoren pas 5 javësh. Ballshiotët e nisën shumë mirë takimin, duke gjetur golin që në minutën e 3-të me Aurel Markun, i cili devijoi topin në rrjetë pas krosimit nga goditja e dënimit.
Reagimi i durrësakve ishte i shpejtë dhe barazuan shifrat në minutën e 5-të me Daniel Wotlai, i cili shënoi me kokë pas topit që mori nga goditja e këndit. Pjesa e parë u mbyll 1-1.
Pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Ergi Arifit, Teuta fiton një goditje dënimi në minutën e 56-të, e cila ekzekutohet në mënyrë perfekte nga Blerim Kotobelli. SHIKOGOLIN
Topi përfundon në rrjetë dhe kapiteni ia dedikon babait, që ndërroi jetë gjatë kesaj jave. Teuta fiton 2-1 dhe mban vendin e 6-të me 30 pikë, Bylis mbetet në vendin e 9-të me 20 pikë.


