Mirel Josa shpërtheu me akuza të rënda pas humbjes së Bylisit ndaj Teutës. Trajneri Josa akuzoi gjyqtarin Eldorjan Hamiti për ndikim në favor të Teutës, që u kthye te fitorja pas 10 javësh pa 3 pikë në Superiore.
“Të humbësh një ndeshje me Teutën, skuadër që është ndërtuar rishtas, ka investim, nuk është turp. Por mënyra se si ne humbim ndeshjen, nuk më pëlqeu fare se kishte influencë duke filluar që te kornja e parë që ne hëngrëm golin. Nuk ishte për Teutën, që aty u pa tendenca e Hamitit që dhe në avantazhe favorizoi ekipin e Teutës.
Tjetër, një faull shumë i rëndë në favor tonë nuk u dha. Çfarë mund të them për një ndeshje futbolli të tillë? Ndeshja me këto episode luhet. Më mirë të pyesnit arbitrin për këto gjëra se ndeshjen e vendosi ai. Kaq. Nuk kam për të bërë asnjë analizë teknike, sa i përket lojës”, u shpreh Josa për “RTSH”.


