Sunday, February 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENdëshkoi për faull inekzistent Juven në humbjen ndaj Interit, gjyqtari La Pena...

Ndëshkoi për faull inekzistent Juven në humbjen ndaj Interit, gjyqtari La Pena e pëson keq në Itali

Federiko La Pena do e pësojë keq në Itali. Të gjithë janë të sigurt se gjyqtari do të dënohet, pasi favorizoi Interin ndaj Juventusit. Zikaltërit fituan 3 me 2 në Seria A dhe hodhën një tjetër hap drejt titullit kampion.

La Pena vendosi të nxjerrë me karton të kuq Pierre Kalulu, pasi tregoi fillimisht kartonin e dytë të verdhë. Një faull inekzistent, për të cilin VAR-i nuk mund të ndërhynte pasi në protokoll nuk lejohet ndërhyrja për kartonat e verdhë.

Gjyqtari italian rrezikon një pezullim shembullor. E sigurt është që për disa kohë nuk do të gjykojë ndeshje me rëndësi në Itali. Bëhet fjalë për një gabim të pranuar gjerësisht dhe i cili pati ndikim të drejtpërdrejt në ndeshje, pasi la Juventusin me 10 lojtarë që në pjesën e parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments