Teuta dhe Partizani kane zhvilluar nje ndeshje miqesore pasditen e sotme ne stadiumin “Niko Dovana” te Durresit. Ne fund te saj, kane qene te kuqte te cilet kane triumfuar me rezultatin e ngushte 2-1.

Ajo qe duhet permendur eshte se golin e vetem per durrsaket e ka shenuar nje shkodran. Pikerisht golashenuesi i zakonshem i kesaj skuadre, Rubin Hebaj i cili e ka derguar topin ne rrjeten e portes se Partizanit ne minuten e 16-te duke shenuar nje supergol.

Por duhet permendur se perpos tij ne formacionin e pare te durrsakeve kane qene edhe dy futbolliste te tjere shkodrane. Behet fjale per Ildi Gruden dhe Klevis Bebeziqin. Nese per Gruden kjo gje nuk eshte ndonje risi sepse ka luajtur edhe me perpara ne 11-shen e pare te bregdetareve, ajo qe te ben pershtypje eshte perfshirja ne formacion e 18 vjeçarit Bebeziqi.

Ai ka ardhur kete vere tek Teuta nga Olimpija Ljubjane dhe po tregon nje forme shume te mire sportive duke bindur edhe trajnerin Arapi per vlerat e tij dhe jo me kot e ka perfshire ne formacion. Edhe ne ndeshjen e sotme, Bebeziqi ka bere nje paraqitje shume te mire teksa ka luajtur per 70 minuta si titullar. Me pas ka marre nje goditje dhe ka kerkuar zevendesim, por duke marre pergezimet e stafit teknik dhe te tifozeve per paraqitjen e bere.

Bebeziqi eshte nje futbollist me shume te ardhme i cili eshte edhe pjese e kombetares U21 te Shqiperise. Madje, ne ndeshjen e para dy muajve ne Angli ndaj kombetares se ketij vendi, ndonese eshte aktivizuar vetem ne 15 minutat e fundit te ndeshjes nga ana e trajnerit Bushi, mesfushori shkodran beri nje paraqitje shume te mire dhe jo me kot u vleresua nga specialistet me noten me te larte nder lojtaret e kombetares kuqezi.

Kuptohet qe jo me kot trajneret besojne ne aftsite e ketij lojtari dhe nese Bushi i gjeti vend disa minuta me kombetaren U21 ndonese ne perberje kishte lojtare kryesisht 2-3 vjet me te medhenj sesa ai, trajneri i Teutes Renato Arapi mesa duket do t’i besoje edhe me shume duke e konsideruar deri tani nje lojtar titullar per kete skuader ne prag te startit te kampionatit te ri./SHKODRA-SPORT.COM/