Erzeni dhe Laçi ka luajtur sot mes tyre atë që është miqësorja e fundit para fillimit të Kategorisë Superiore ku të dy skuadrat do ta nisin me pretendime të ndryshme.

Shijakasit janë riformatuar me synimin për të qëndruar në elitë, ndërsa kurbinasit duan që të bëjnë të paktën po aq mirë sa në sezonet e fundit ku kanë qenë pretendentë për titull e siguruan Europën.

Ndeshja mes dy ekipeve, e zhvilluar në stadiumin e Shijakut, është mbyllur me suksesin 2-0 të skuadrës së Laçit e cila vazhdon të fitojë nën drejtimin e Vukiçeviç. Adeleke shënoi në minutën e 23-të të sfidës, ndërsa në minutën e 55-të ishte Velkoski ai i cili realizoi golin e rezultatit përfundimtar 2-0.

Të dy skuadrat tashmë do të vazhdojnë përgatitjet për ndeshjet e javës së parë të Superiores ku Erzeni pret Vllazninë, ndërsa Laçi pret Teutën. Shijakasit kane pesuar shume ndryshime ne skuader dhe pikerisht kjo gje i ka krijuar jo pak veshtiresi trajnerit Kapllani per konsolidimin e formacionit dhe menyren e te luajturit.