Sulmuesi i Laçit, i cili po “shkëlqen” me kurbinasit këtë sezon ka marrë ftesë nga kombëtarja e vendit të tij për ndeshjet e “Play-off” të Kupës së Botës.

Saliou Guindo do të jetë pjesë e Malit për ndeshjet që kombëtarja e tij do të luajë ndaj Tunizisë më 25 dhe 29 mars, për të bërë të mundur edhe kalimin në fazën finale të këtij turneu.

25-vjeçari i Laçit është ftuar nga trajneri Mohamed Magassouba, duke qenë pjesë e listës për sulmin e Malit. Me 12 gola këtë sezon në Superligë, sulmuesi i Laçit për të parën herë bëhet pjesë e kombëtares afrikane, në një turne kaq të rëndësishëm.

Më herët Guindo ka qenë pjesë në 7 ndeshje për moshat U-20 të Malit, ndërsa pas pesë vitesh merr ftesën për të përfaqësuar vendin e tij, tanimë në “Play-off”. Më herët në Shqipëri Guindo ka qenë pjesë e Skënderbeut dhe Bylis.