Reagimet nga kampi i Barcelonës kanë qenë të shumta pas triumfit 0-4 në Madrid. Një nga të parët lojtarë të Barçës që ka reaguar ka qenë Zherard Pike.

Mbrojtësi është një nga lojtarët më të urryer në Madrid, por këtë herë ka qenë ai që ka triumfuar. Dhe si rrallëherë, ai nuk ka dashur të ndezë polemika. Mesazhi i tij ka qenë i qartë. “Jemi të lumtur, çfarë ndeshjeje, çfarë fitoreje. Jemi kthyer”, ka shkruar ai në rrjetet sociale.

DANI ALVESH – Mbrojtësi brazilian e ka krahasuar suksesin me atë 2-6 në vitin 2015. “Një tjetër vizitë në Madrid dhe një tjetër fitore për t’u shënuar në kalendar. Kishim kohë që nuk fitonim një ndeshje të tillë në Madrid. Kjo është dhurata më e mirë për 600 ndeshjet e mia me Barcelonën”, ka thënë Dani Alvesh.

TOMAS MYLER – Reagimet për suksesin e Barçës kanë ardhur edhe nga jashtë Spanjës. Nga të gjithë njihet si “killer”-i i Barcelonës, për golat e shumtë që i ka shënuar me Bajernin. Bëhet fjalë për Tomas Mylerin, i cili këtë herë ka përgëzuar katalanasit për suksesin në “El Clasico”. “Përgëzime Barcelonës. Kënaqësi për një paraqitje të tillë mbresëlënëse”, ka komentuar gjermani.