Fundjava që sapo lamë pas ka qenë shumë pozitive për lojtarët shqiptar që aktivizohen në Europë.

Faqja e mirënjohur e statistikave “Sofa Score”, ka bërë vlerësimet e legjionarëve që kanë spikatur me paraqitjet e tyre në këtë fundjavë në kontinentin e vjetër.

I pari renditet mesfushori i Kombëtares shqiptare, Qazim Laçi, i cili vlerësohet me notën 8,3, pasi i ka dhuruar fitoren Azhasiosë ndaj skuadrës së Nim me rezultatin 1-0.

I dyti klasifikohet Arbnor Muçolli, i cili është vlerësuar me notën 7,6, teksa ka realizuar një gol në triumfin e Vejles së tij ndaj Odenses në elitën e futbollit danez.

I treti renditet Lindon Selahi, i cili vlerësohet me notën 7,4, nga ku ka kryer një paraqitje fantastike me fanellën e Rijekës në Kroaci.

I katërti klasifikohet mbrojtësi i Kombëtare shqiptare, Berat Gjimshiti, i cili vlerësohet me notën 7,4, teksa ka bërë një paraqitje mbresëlënëse me Atalantën e tij në ndeshjen ndaj Bolonjës.

I pesti në këtë renditje është Bernard Karrica, i cili është vlerësuar me notën 7,2, ku është paraqitur pozitivisht në fushën e blertë me fanellën e Dragovoljacit.