Barcelona mori një nga fitoret më të rëndësishme këtë sezon përballë Realit të Madridit në transfertë me shifrat 0-4 dhe protagonist kryesor ishte padyshim sulmuesi Pierr-Emerik Aubamejang, me dy gola dhe një asist.

Në golin e dytë personal, Aubamejang zgjodhi të festonte si personazhi kryesor i serialit të animuar “Dragon Ball”, Goku dhe kjo mori vëmendjen e shumë mediave.

Këtë krahasim e postoi dhe vetë sulmuesi gabonez në faqen e tij zyrtare në Twitter, duke shkruar: “Përshëndetje nga lojtari i përfunduar”, duke iu përgjigjur kritikave të cilat e kanë quajtur si një futbollist, koha e të cilit ka mbaruar.