Sunday, February 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREEpisodi i shumëdiskutuar, shpjegimi nga Chivu: Aty pati kontakt

Episodi i shumëdiskutuar, shpjegimi nga Chivu: Aty pati kontakt

Interi fitoi dje 3-2 ndaj Juventusit në një ndeshje spektakolare. Qe një Shën Valentin i hidhur për tifozët bardhezi, por festë e madhe për interistët.

E gjithë Italia sot po flet për episodin në minutën e 42-të të ndeshjes, kur Pierre Kalulu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë. Shkaku: një prekje e lehtë ndaj Bastonit.

Trajneri i Interit, Christian Chivu, ka reaguar duke deklaruar me bindje se është një karton i drejtë.

“Për mua, është një prekje e lehtë, por një lojtar i ndëshkuar duhet të shmangë një gjest të ngjashëm që mund ta turpërojë gjyqtarin. Kalulu është dashur të ketë kujdes me duart, në momentin që ka një karton të verdhë. Më kujtohet Inter-Liverpool, kur e godita mbrojtësin edhe pse ishte një penallti që mund të ishte anuluar”, tha Chivu./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments