Monday, February 16, 2026
FAQJA E PARE KRYESORETifozët rival kërkuan t’i thyhen këmbët Neymarit por braziliani asistoi në gol

Tifozët rival kërkuan t’i thyhen këmbët Neymarit por braziliani asistoi në gol

Neymar u rikthye në fushë pas një lëndimi të rëndë të gju, operacionit dhe një pauze prej dy muajsh, dhe në ndeshjen e tij të parë pas mungesës së gjatë shmangu një lëndim të rëndë të ri.

Në fitoren e thellë të Santosit ndaj Velo Clube me rezultat 6:0 në kampionatin e shtetit Sao Paulo, Neymar dha një asistim, por vëmendja kryesore u përqendrua te një ndërhyrje brutale ndaj tij dhe rrethanave që i paraprinë këtij takimi.

Sipas mediave braziliane, para ndeshjes, tifozët e Velo Clube thuhet se i kanë dërguar mesazh lojtarëve të tyre, duke i nxitur të bëjnë gjithçka të nevojshme për të fituar, madje edhe “të thyejnë” Neymarin dhe ta eliminojnë nga Botërori.

“Bëni gjithçka që duhet për të fituar. Nëse është e nevojshme ta thyejmë Neymarin dhe ta hedhim jashtë Botërorit, atëherë bëjeni”.

Neymar hyri në lojë në pjesën e dytë, por në minutën e 77-të u ndal me një prekje shumë të ashpër nga mbrojtësi vendas Islan. Ishte një ndërhyrje jashtëzakonisht e rrezikshme ndaj yllit brazilian, por gjyqtari shfaqi vetëm kartonin e verdhë.

Shumë tifozë dhe komentues futbolli në Brazil besojnë se duhej të ishte ndëshkuar me karton të kuq të drejtpërdrejtë. Pas duelit, Neymar mbeti i shtrirë në tokë duke shfaqur dhimbje, por pasi mori ndihmën mjekësore ai arriti të vazhdojë lojën dhe së shpejti dha asistin për një nga golat.

Tifozët e Santosit u zemëruan nga ndërhyrja e egër, sidomos duke marrë parasysh thirrjet për dhunë para ndeshjes. Klubi ka deklaruar se denoncon çdo formë të sjelljes josportike dhe nxitjes së dhunës.

Neymar u rikthye te Santos me qëllim që të ritakonte formën dhe vazhdimësinë e paraqitjeve, për të siguruar një vend në përfaqësuesen e Brazilit për Botërorin 2026.

Për Brazilin ai ka luajtur 128 ndeshje dhe me 79 gola është golashënuesi më i mirë në histori të kombëtares. Megjithatë, paraqitja e tij e fundit për përfaqësuesen ishte rreth dy e gjysmë vjet më parë.

Duke marrë parasysh moshën dhe shpeshtësinë e problemeve me lëndime, shumë në Brazil mendojnë se ky mund të jetë Botërori i fundit i Neymarit për të fituar trofeun e vetëm madhor që mungon në karrierën e tij të pasur. /Telegrafi/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments