Kombëtarja U-17 për vajza do të nisë të të hënën e 23 shkurtit grumbullimin zyrtar për ndeshjet e raundit të dytë të kampionatit Europian për këtë grupmoshë. Ndeshjet e grupit B6 ku bën pjesë Shqipëria, Andorra dhe Izraeli dhe Bjellorusia do të zhvillohen në “Shtëpinë e Futbollit” më 26 shkurt, 1 dhe 4 mars.
Trajnerja e kësaj skuadre, Cyme Lulaj ka ftuar 20 futbolliste për ndeshjet e këtij raundi, duke bërë një kombinim mes lojtareve që luajnë në kampionatin vendas dhe kampionatet ndërkombëtare. Pjesë e kombëtares për këto ndeshje do të jenë edhe 4 lojtaret e Vllaznisë dhe pikërisht portieret Ambra Reshiti dhe Eriana Haxhija, mbrojtësja Desara Lorja dhe sulmuesja Aldisa Kronaj.
Përfaqësuesja kuqezi do të nisë grumbullimin në Durrës më 23 shkurt, teksa me 26 shkurt në ora 14:00 do të luajë ndeshjen e parë kundër Andorrës.
Ndeshja e dytë dhe e fundit e këtij grupi, duke qenë se është një grup me tre skuadra, do të luhet më 4 mars kundër Izraelit po në ora 14:00. Sakaq, sfida mes Andorrës dhe Izraelit do të luhet më 1 mars në ora 12:00 në “Shtëpinë e Futbollit”
Më poshtë lista e plotë e futbollisteve të grumbulluara për ndeshjet e raundit të dytë të Kampionatit Europian U-17 për vajza:



