Friday, February 20, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETrajneri Edi Martini me dilema për formacionin anti- Bylis

Trajneri Edi Martini me dilema për formacionin anti- Bylis

Vllaznia do të luajë nesër në ora 13:30 në “Adush Muçaj” të Ballshit ndaj Bylisit vendas ndeshjen e rradhës për kampionat. Ajo rikthehet në këtë fushë pas vetëm 10 ditësh kur luajti sfidën e vlefshme për Kupën e Shqipërisë të cilën e fitoi me rezultatin 1-0. Por sigurisht që këtë he do të jetë një ballafaqim shumë më i vështirë sepse vendasit e kanë bërë të qartë se pretendimet e tyre janë vetëm në kampionat.

Një gjë të tillë e di mjaft mirë edhe trajneri i kuqebluve Edi Martini i cili e konsideron një ndeshje edhe më të vështirë se ajo e javës së kaluar ndaj Elbasanit rival. Për më tepër që nuk do të ketë në dispozicion tre prej lojtarëve më të mirë të skuadrës, Balajn, Kastratin dhe Gurishtën.

Mungesa e tyre ka bërë që vetë numri 1 i pankinës shkodrane të ketë jo pak dilema për 11-shen që do të hedhë në fushën e lojës. Ka dilema edhe për skemën që do të përdoret, e po ashtu edhe për emrat që do t’i zëvendësoojnë lojtarët të cilët do të mungojnë.

Pavarësisht këtij fakti, objektivi dhe synimi i Vllaznisë do të jetë një dhe i vetëm: Fitorja. Nëse do të arrihej, ajo do të ishte e nënta rradhazi në kampionat, çdo do ta poziciononte edhe më mirë në krye të renditjes.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments