Partizani mori një fitore të çmendur me përmbysje në transfertën e Flamurtarit. Të kuqtë fituan 1 me 2 falë golave të Sidibe, ndërsa hero ishte edhe portieri Qirko që priti penallti. Takimi rezultoi të ishte supersfida e javës së 25-të të Superiores. Kjo pasi Maksuti realizoi një gol mjaft të bukur nga distanca, pikërisht në minutën e tetë për vendësit.
Të kuqtë u përgjigjën në minutën e fundit të pjesës së parë. Sidibe fitoi penallti, të cilën e fitoi dhe e realizoi vetë. Penalltia u akordua pas kontrollit me VAR nga gjyqtari Bastari.
Në pjesën e dytë, përmbysja erdhi menjëherë me Sidiben. Ky i fundit përfitoi nga gabimi i Veigës te Flamurtari. Flamurtari pati mundësinë që të barazonte me Herald Markun, pas penalltisë së dytë të ndeshjes të akorduar me VAR.
Pano Qirko ishte heroi i Partizanit në fund, pasi priti penalltinë e gjuajtur nga Marku. Tashmë të kuqtë kanë bërë mrekullinë, pas numërojnë po aq pikë sa Dinamo e vendit të katërt. Flamurtari ndërkohë mbyll renditjen me vetëm 20 pikë të fituara deri tani, duke u bërë pretendent kryesor për rënien nga kategoria.
FLAMURTARI 1-2 PARTIZANI
8′ Maksuti – 45′(p), 48′ Sidibe


