Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEProtagonist me dopietë për Basanian, Kaçubela: Një fitore që na duhej, për...

Protagonist me dopietë për Basanian, Kaçubela: Një fitore që na duhej, për golat kam një dedikim të veçantë

Shkruar nga Endri ÇINARI

asania mori një fitore të thellë dhe të rëndësishme në javën e 15-të të Kategorisë së Dytë. Me bushatasit që triumfuan me rezultatin 6-0 ndaj Adriatikut, ku një prej protagonistëve të takimit ishte edhe Vildan Kaçubela, me dy gola dhe 1 asist. Për “Shkodra Sport” sulmuesi ka folur pikërisht për këtë fitore, duke e cilësuar të domosdoshme. Po ashtu ai është ndalur edhe tek trajneri i ri i ekipit, Besart Cecelia dhe ndeshja e ardhshme përballë Shirokës. Teksa ka një dedikim të veçantë edhe për golat e shënuar ndaj Adriatikut.

Kaçubela tha: “Jemi të gëzuar që u kthyem tek fitorja pas disa kohësh ku nuk kishim rezultatet e duhura. E dimë që kjo ndeshje ndoshta nuk ishte prova e vërtetë, por kjo fitore ishte shumë e domosdoshme në aspektin moral e për të shikuar përpara. Tani duam të ecim me rezultatet pozitive e ky sukses të jetë vetëm fillimi.

Trajneri i ri? Besoj se profesor Cecelia ka sjellë një motivim tjetër në këto ditë të para të tijat në Bushat. Ka shumë eksperiencë si ish-futbollist dhe si trajner tashmë, të cilën po na e transmeton edhe ne. Kemi besim tek njëri-tjetri dhe mendoj se po përshtatetmi me idetë e tij e po ashtu them se ekipi do shprehet edhe më mirë në javët e ardhshme.

Ndeshja e rradhës me Shirokën? Do jetë një ndeshje e fortë ndaj një rivali me cilësi. I dimë vështirësitë e këtij dueli dhe ne do përgatitemi sa më mirë gjatë gjithë kësaj jave. Objektivi ynë është një rezultat pozitiv edhe këtë të shtunë përballë Shirokës.

Dedikim për golat? Shkon për nusen time që është shtatzënë dhe jemi në pritje të një fëmije. Këto gola shkojnë për të në veçanti, por edhe gjithë tek Basania. Ku shpresoj që si unë, por edhe të tjerët të shënojnë sa më shumë nga ndeshja në ndeshje”.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments