Përplasje për drejtësi! E tillë mund të quhet përballja mes dy personazheve të njohur të futbollit në Shqipëri, në rangun e arbitrimit, Lorenc Jeminit dhe Bujar Pregjës. I ftuar në emisionin “Skaner” që transmetohet në “Mcn Tv”, Pregja nuk i kurseu thumbimet për Jeminin, pasi ky i fundit kishte nisur me thumbimet për moviolistët që bëjnë moviolën në studiot televizive.
“Nuk i takon një ish arbitri të flasi me këtë gjuhë, në ofendime nuk duhet të kaloj. Më përpara duhet të shoh veten e tij sesa të na vlerësojë ne. Duhet të shoh sesi e ka mbyllur ai arbitrimin, është përjashtuar. Këtë nofkë ka të tjerë që e meritojnë, ai është përjashtuar nga arbitrimi dhe e di mirë arsyen.
Nuk doja të shprehesha kështu, por nuk duhet të vazhdojmë me ofendime. Unë me shumë korrektësi mundohem të interpretoj dhe të them rregulloren e re të futbollit, që ne i marrim në seminare nga FIFA dhe UEFA.
Ai ndoshta edhe rregulloren se di mirë më tani se ka vite që është jashtë. Duhet t’i tërheq mbrapsht ato fjalë, unë them se ai del në televizor jo për të bërë moviolë apo për të interpretuar rastet, por të bërë modën dhe për të bërë opionionistin”, tha Pregja. /Sport Ekspres/


