Tuesday, February 24, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREAsnjë alarm nga humbja, te Vllaznia të qetë dhe përqendruar për “klasiken”

Asnjë alarm nga humbja, te Vllaznia të qetë dhe përqendruar për “klasiken”

Shkruar nga Endri ÇINARI

Pas humbjes 2-1 ndaj Bylis, atmosfera në kampin e Vllaznia mbetet jashtëzakonisht e qetë dhe pozitive. Disfata në Ballsh është konsideruar si një “ndalesë e vogël” në një rrugëtim ku kuqeblutë kishin njohur vetëm fitore në javët e fundit. Brenda grupit nuk ka panik, përkundrazi, ekziston bindja se një hap fals është pjesë e natyrshme e një kampionati të gjatë dhe kërkues.

Në analizën e bërë pas ndeshjes, stafi teknik ka theksuar se skuadra krijoi volum loje dhe raste, por u ndëshkua në momente kyçe. Humbja ndaj ballshiotëve shihet si një “deficit” i përkohshëm, që mund t’i shërbejë ekipit për të reflektuar dhe për të korrigjuar detaje të vogla, të cilat në fund bëjnë diferencën. Në Shkodër nuk dramatizohet kjo humbje, sidomos duke pasur parasysh ecurinë shumë pozitive të javëve paraardhëse.

Kuqeblutë kanë nisur ndërkohë përgatitjet për sfidën e radhës ndaj Tiranës, një përballje që pritet me interes të madh. Fokusi është 100% te kjo ndeshje, me skuadrën që po punon intensivisht si në aspektin fizik, ashtu edhe në atë taktik. Grupi shfaq përqendrim maksimal dhe dëshirë për t’u rikthyer menjëherë te rezultatet pozitive.

Objektivi është i qartë: fitorja. Në kampin shkodran ekziston besimi se reagimi do të vijë që në sfidën e ardhshme, duke e kthyer humbjen ndaj Bylisit në një episod kalimtar. Sezoni është i gjatë dhe rruga drejt objektivave madhorë kërkon qëndrueshmëri, por Vllaznia ka treguar se di të reagojë dhe të mbetet konkurruese në çdo rrethanë.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments