Friday, February 27, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREE konfirmojnë statiskat, Vllaznia 'dominuese' në 'klasike'

E konfirmojnë statiskat, Vllaznia ‘dominuese’ në ‘klasike’

Shkruar nga Endri ÇINARI

Përballjet mes Vllaznisë dhe Tiranës në sezonet e fundit kanë folur qartë në favor të shkodranëve. Statistikat tregojnë një dominim të vazhdueshëm të kuqebluve, të cilët prej tre vitesh nuk njohin humbje në “klasiken” e futbollit shqiptar ndaj bardhebluve.

Në sezonin 2023-24 shifrat folën për kuqeblutë. Vllaznia fitoi 3-1 në Shkodër në fazën e tretë dhe 0-1 në Tiranë në fazën e dytë, ndërsa një tjetër përballje në kryeqytet u mbyll 0-0 në fazën e katërt.

Fitorja e fundit e Tiranës daton më 07.10.2023, me rezultatin 0-1 falë golit të Hasanit, në një ndeshje të zhvilluar në Kukës, ku Vllaznia ishte pritëse. Që prej asaj dite, shkodranë nuk kanë pësuar më humbje ndaj bardhebluve.

Edhe në edicionin 2024-25, bilanci ishte dukshëm në anën e Vllaznisë. Shkodranët fituan dy herë ndaj kryeqytetasve, ndërsa dy sfida u mbyllën në barazim. Konkretisht, Vllaznia triumfoi në fazën e dytë me rezultatin spektakolar 3-4 dhe në fazën e tretë me shifrat 2-1. Ndërkohë, në fazën e parë barazuan 2-2 në Shkodër, ndërsa përballja e fundit e atij edicioni u mbyll 0-0.

Statistikat e sezonit aktual konfirmojnë dominimin

Edhe edicioni aktual po ndjek të njëjtën linjë. Në fazën e parë, Vllaznia fitoi bindshëm 3-1 në Shkodër ndaj Tiranës, ndërsa në fazën e dytë dy skuadrat barazuan 1-1 në kryeqytet. Dy rezultate që jo vetëm zgjasin serinë pozitive të shkodranëve, por edhe përforcojnë idenë e një superioriteti të ndërtuar në vite.

Në total, pas humbjes së fundit ndaj bardhebluve, Vllaznia numëron 5 fitore dhe 4 barazime në 9 përballje, ndërsa me rezultatet e sezonit aktual kjo seri vijon të zgjatet, duke e kthyer Tiranën në një kundërshtar “të preferuar” për kuqeblutë.

Një traditë që skuadra shkodrane synon t’a ruajë edhe në përballjet e radhës, sidomos në një sezon ku objektivi madhor mbetet titulli kampion dhe konsolidimi në krye të renditjes së Superiores.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments