Saturday, March 7, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLL - KATEGORIA E DYTEBasania vuan sërish, mundet dhe nga Naftëtari 2-0 brenda 'në shtëpi'

Basania vuan sërish, mundet dhe nga Naftëtari 2-0 brenda ‘në shtëpi’

Pavarësisht fitores 2 javë më parë ndaj Adriatikut, Basania vazhdon të vuajë dhe këtë e tregoi edhe në ndeshjen e rradhës për kampionat ndaj Naftëtarit të luajtur pasditen e sotme në fushën sportive të Bushatit.

Kuçovarët ia dolën të marrin një fitore në shifrat 2-0, ndaj një skuadre si ajo e Basanias që vuajti shumë për t’u organizuar dhe për të bërë lojën e saj, ndoshta e diktuar edhe nga gjendja jo e mirë e terrenit.

Naftëtari shënoi golin e parë në minutën e 36-të me anë të Azizajt dhe pjesa e parë do të mbyllej me këtë gol. Në të dytën vendasit janë më kërkues dhe shohim më tepër drejt portës së miqve dhe madje në një moment kanë qenë shumë pranë golit të barazimit, por Kufu ndonëse me portën e boshatisur, e ka dërguar topin jashtë.

Dhe atë që se bëri Basania, do ta bënte Naftëtari që në minutën ee 94-të do të shënonte edhe golin e dytë me anë të Obinna dhe në këtë mënyrë merr një trepikësh me shumë vlerë me të cilin tashmë ngjitet në kuotën e 22 pikëve dhe pozicionohet në vendin e pestë të renditjes.

Ndërkohë Basania mbetet me vetëm 10 pikë dhe mban vendin e nëntë në tabelën e renditjes, duke treguar edhe njëherë tjetër vështirësi në lojën e saj dhe sidomos në shtëpi, që duhej të ishte pika e fortë e saj.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments