Sunday, March 8, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREGjest për t’u përshëndetur/ Drejtuesit vlonjatë iftar për tifozët e Flamurtarit, por...

Gjest për t’u përshëndetur/ Drejtuesit vlonjatë iftar për tifozët e Flamurtarit, por edhe të… Vllaznisë

Sot pasdite në orën 18:00 do të luhet ndeshja në mes Flamurtarit dhe Vllaznisë. Një sfidë e shumëpritur për të dy skuadrat, për vetë pretendimet që ato kanë në kampionat.

Për këtë arsye, pritet që në stadiumin e Vlorës të këtë një numër të madh tifozësh teksa pritet që edhe nga Shkodra të këtë jo pak të pranishëm.

Gazeta “Shkodra Sport” mëson një lajm fantastik në këtë pragndeshje. Presidenti I Flamurtarit ka vendosur që të shtrojë iftar për të dy tifozëritë ngaqë orari përkon me disa minuta para startit të takimit.

Për këtë arsye drejtuesit vlonjatë kanë kërkuar informacion nga ato të Vllaznisë për të mësuar prej tyre sa nga tifozët shkodranë që do jenë në stadium janë agjërueshëm sepse do ju dërgohet edhe atyre ushqim. Një veprim që meriton vlerësim dhe padyshim që flet shumë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments