Monday, March 9, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREVllaznia U18 mbërrin në Itali për të marrë pjesë në turneun e...

Vllaznia U18 mbërrin në Itali për të marrë pjesë në turneun e famshëm ‘Viareggio Cup’

Ekipi Vllaznia U18 ka mbërritur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Itali, për të marrë pjesën në edicionin e 76-të të turneut të famshëm ” Viareggio Cup”. Kuqeblutë e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi bëhen ekipi i parë shqiptar që merr pjesë në këtë turne me shumë emër në futbollin e moshave.

Kjo e fundit pas hedhjes së shortit, është mësuar se do të jetë pjesë e grupit A1 sëbashku me ekipet e Genoa (Itali), Mavlon (Nigeri) dhe AS Police Football (Burkina Faso). Ndeshjet në grup do të zhvillohen në datat 9, 11 dhe 13 mars. E para pra do të luhet pasditen e sotme ndaj ekipit nigerian Mavlon.

Vllaznia sigurisht që do të kërkojë të paraqitet sa më mirë këtë turne prestigjioz dhe pse jo të ecë sa më gjatë në të. Ajo zyrtarisht është skuadra e parë shqiptare që merr pjesë në këtë turne duke shtuar tashmë edhe Shqipërinë në hartën e shteteve pjesmarrëse në 76 edicionet e Viareggio-s.

Vllaznia po ashtu siç dihet është fituesja e të parit turne të “Eagle Cup Albania”, ekuivalenti i “Viareggjio Cup” në Shqipëri dhe njëkohësisht është skuadra e parë që bashkë me Genoa diskutuan të parën Superkupë të “Viareggio Cup”. Shkodra si gjithnjë edhe këtu është e para dhe një meritë absolute për këtë gjë ka Vasenka Rangu Leka, presidente e Fondacionit “AlbItSol” që ka bërë ndërmjetësimin për të gjitha këto.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments