Thursday, March 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREArbeloa krenohet: Ne jemi Real Madridi. Askush nuk besoi te ne, të...

Arbeloa krenohet: Ne jemi Real Madridi. Askush nuk besoi te ne, të gjithë po flisnin sa i mirë ishte City

Arbeloa ka fituar duelin e tij me Pep Guardiolën. Reali i Madridit ka mundur Manchester City-n me shifrat 3-0. Pas përfundimit të sfidës, Arbeloa i ka treguar opinionit sportiv peshën e rëndë të Realit të Madridit.

Ai ka përmendur faktin se përpara ndeshjes të gjithë po flisnin për superioritetin e City-t, por më pas ka theksuar se Reali mbetet gjithmonë në garë.

“E dinim që do të ishte shumë e vështirë. Mundëm Manchester City-n, por nuk ka mbaruar ende. Duhet të vazhdojmë dhe të vuajmë në Manchester. Por ne jemi Real Madridi. Askush nuk besoi te ne. Të gjithë po flisnin se sa i mirë është Manchester City, por jo Real Madridi.

Ne jemi Reali dhe jemi gjithmonë aty. Ne do të vuajmë atje, e dimë këtë. E njohim Pepin (Guardiolën), i njohim lojtarët e City-t, e dimë edhe atmosferën që do të ketë atje”, është shprehur Alvaro Arbeloa./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments