Moment pozitiv për sulmuesin Taulant Seferi, i cili sot ka shënuar golin e radhës në Turqi. Ai i dha avantazhin e përkohshëm ekipit të rij Bodrumspor në ligën e parë turke, duke shënuar nga pika e bardhë e penalltisë. Igdir barazoi më pas, por Bodrumspori, ku përveç Seferit luajnë edhe Arlind Ajeti e Omar Imeri, shënoi dy gola të tjerë.
Njërin nga golat e tjerë e shënoi Imeri. Seferi u zëvendësua në minutën e fundit të kohës së rregullt. Ndeshja u mbyll me fitoren 2-3 të Bodrumsporit, që mban vendin e 6-të në renditje me 51 pikë.
Goli i sotëm është një tjetër sinjal nga ana e Taulant Seferit se është gati për sfidën e Play-off-it kundër Polonisë më 26 mars. Vetëm pak ditë më pare ish-lojtari i Tiranës kishte realizuar një tjetër gol në Turqi.
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, nuk e ka publikuar ende listën e atyre që do të grumbullojë për këtë sfidë dhe Seferi është një kandidat potencial. Për më tepër, duke pasur parasysh problemet fizike të Brojës, Dakut dhe së fundi të Manajt.


