Friday, March 13, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENdryshime drastike që prekin edhe kampionatin shqiptar, FIFA zyrtarizon rregullat e reja...

Ndryshime drastike që prekin edhe kampionatin shqiptar, FIFA zyrtarizon rregullat e reja para Botërorit

Tashmë është zyrtare, FIFA ka aprovuar ndryshimet e reja në futboll që do të shikohen nga Botërori 2026. Gjithçka lidhet me zëvendësimit, rivëniet anësore dhe kur VAR-i mund të ndërhyjë.

Këto ndryshime do të implementohen kështu që nga qershori, dhe do të ndryshojnë futbollin. Në kampionatin shqiptar ndërkohë do të shikohen nga edicioni i ardhshëm.

Ndryshimet e FIFA-s:

-Lojtarët që po zëvendësohen do të kenë 10 sekonda kohë për të lënë fushë. Nëse zëvendësimi i tyre zgjat më shumë, lojtari tjetër që do të hidhet në fushë duhet të presë 1 minutë.

-Rivëniet anësore duhet të kryhen brenda 5 sekondave. Përndryshe topi do i kalojë ekipit kundërshtar.

-Lojtarët që do marrin ndihmën e stafit mjekësor duhet të lënë fushën, dhe të presin 1 minutë para se të rikthehen.

-VAR do të ketë po ashtu mundësinë që të ndërhyjë për kartonat e dytë të verdhë, që sjellin me pa të drejtë të kuq. Po ashtu eshte kornet, nëse është e dukshme që nuk janë të tilla.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments