Sunday, March 15, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAlarm për Kombëtaren, Rey Manaj hyn në lojë dhe zëvendësohet menjëherë

Alarm për Kombëtaren, Rey Manaj hyn në lojë dhe zëvendësohet menjëherë

Sulmuesi i Kombëtares, Rei Manaj ka një dëmtim muskulor në pjesën e sipërme të kofshës së majtë.

Pavarësisht kësaj ai vendosi të sakrifikonte dhe ta niste titullar ndeshjen e Sivasporit që po luan në shtëpi përballë Umraniyespor.

Por, Manaj nuk mund të vazhdonte të luante më shumë se 7 minuta pasi po ndjente dhimbje, duke bërë me shenjë që të zëvendësohej. 

Nuk dihet ende shkalla e dëmtimit të 29-vjeçarit, por një lajm i tillë nuk jep shpresa rikuperimi në kohë për ndeshjen që Shqipëria ka më 26 mars me Poloninë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments