Wednesday, March 18, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREGuardiola: Do të donim ta sfidonim Realin 11 kundër 11, vitin tjetër...

Guardiola: Do të donim ta sfidonim Realin 11 kundër 11, vitin tjetër rikthehemi më të fortë

Eliminimi i Manchester Cityt nga Champions League vazhdon të diskutohet, ndërsa trajneri Pep Guardiola ka komentuar hapur përballjen ndaj Real Madridit.

Tekniku katalanas u ndal tek episodi që, sipas tij, ndikoi në fatin e ndeshjes: kartoni i kuq i hershëm për Bernardo Silvën. “Do të kishim dashur ta sfidonim Realin 11 kundër 11. Është për të ardhur keq që nuk ndodhi”, u shpreh ai. Guardiola theksoi se është e pamundur të dihet se si do të kishte rrjedhur sfida në kushte të barabarta numerike.

“Ndoshta do të kishim humbur gjithsesi, por nuk do ta dimë kurrë. Kur përballesh me një skuadër si Real Madridi, çdo detaj bën diferencën”, shtoi ai.

Pavarësisht zhgënjimit, trajneri i Cityt vlerësoi përpjekjen e lojtarëve të tij, duke nënvizuar se skuadra luftoi deri në fund edhe në kushte të vështira.

Në fund, Guardiola dha edhe një mesazh për të ardhmen, duke paralajmëruar rikthimin: “Vitin e ardhshëm do të rikthehemi, me synimin për të qenë sërish protagonistë”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments